Vasili mesazh Ramës: Në shëndetësi e pate timonin i vetëm, pse nuk shkarkohesh?

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ironizon kryeministrin Rama pas kërkesës së tij për shkarkimin e drejtorëve të spitaleve. Vasili thotë se në Shëndetësi Rama e kishte timonin i vetëm dhe duhet të shkarkojë veten.

Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë sepse:
1. Shpartalloi financimin e shëndetësisë me koncesionet.
2. Centralizoi në Ministrinë e Shëndetësisë të gjithë tenderat.
3. Centralizoi çdo emërim në Ministrinë e Shëndetësisë.
4. Dështoi totalisht me “shëndetësinë falas”.
Shkatërroi çdo element të autonomisë spitalore me ndërgjegje të plotë.
Tani fajin ia paskan drejtorët, që i zhveshi nga çdo kompetencë.
Jo! Fajtori i vetëm është kryeministri, i cili rrënoi shendetësinë me anti-strategjinë “të shkatërrojmë gjithçka në emër të shëndetësisë falas”, megjithëse në shëndetësi e pati timonin vetë, që nga dita e parë.
Po ky kryeministër, pse nuk e shkarkon veten?