Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, ku ka ironizuar kryeministrin Rama se, merret me plehrat e bashkisë dhe jo të krimit, ndaj vdiq për Lleshajn.

“Urdhëri i parë i Keqformimit kushtetues, që drejton sot në mënyrë antikushtetuese Ministrinë e Brendshme ishte të merret policia me plehrat urbane dhe jo me plehrat kriminale që tundën e shkundën në mes të qyteteve tona”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Statusi i plotë i Vasilit:

Merret me plehrat e bashkisë dhe jo të krimit, ndaj Edi Rama vdiq për Lleshajn. Urdhëri i parë i Keqformimit kushtetues, që drejton sot në mënyrë antikushtetuese Ministrinë e Brendshme ishte të merret policia me plehrat urbane dhe jo me plehrat kriminale që tundën e shkundën në mes të qyteteve tona. Jo rastësisht Lleshaj e fillon me një Sorrosizëm të tillë se këtë i ka kërkuar kryeministri. Ndaj dhe kryeministri vdiq për Lleshajn. Vetëm ai mund ta rehatojë kryeministrin dhe ta bëjë sefte punën duke urdhëruar policinë e shtetit të merret me plehrat e bashkisë dhe jo me plehrat e krimit