Vasili: Mbi Ramën rëndojnë 3 vepra penale. Prokuroria të hetojë

472
Sigal

Nga Petrit Vasili:

“Opozita e paditi Ramën për Emiljano Nuhun, po tani pas vjedhjes së postës me drejtor Redjan Rrahjan a do veprojë Prokuroria ndaj Ramës??

Opozita në 4 shtator 2018 e paditi në Prokurori Edi Ramën sepse Rama kërcënoi oficerin Nuhu. Më këtë deklarim publik, kryeministri kërcënoi në atë kohë komisarin në kushtet e të qënurit në punë. Ai ndërhyri në hetim, duke e paracaktuar hetimin. Ai nëpërmjet këtij deklarimi ndërhyri në hetim. Mbi Ramën rëndojnë 3 vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës, dhe kanosjes për të mos kallëzuar. Këto shkelje dënohen me 2 deri në 4 vite burg.

Rama tha në atë kohë: Se Nuhu e shfrytëzoi rastin me qëllim fitimin e azilit politik bile deklaroi: “Shpresoj që ju të zbardhni gjithçka lidhur me një horr të kthyer në hero. Në vend që të dënohej nga të gjithë si një person që ka braktisur detyrën ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil politik në një vend tjetër. Nuk do i ndahemi këmba këmbës atij horri”.

Lexoni sot deklarimet e Emiljano Nuhut që ka denoncuar Redian Rrahjen në ato kohë kur sulmohej nga Edi Rama”.