Vasili: Mbështesim vettingun në polici, por kemi rezerva për ligjin

607
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka thënë se LSI mbështet nismën për pastrimin e figurës së punonjësve të policisë (vettingu), por ky duhet të jetë një proces i vërtetë. Duke folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI, Vasili tha se LSI ka propozuar ndryshime konkrete në këtë ligj, pasi ka rezerva për zbatimin e tij.
“Mbështesim nismën për vettingun në polici, bazuar në gjendjen e rëndë që ndodhet policia në inkriminimin dhe shkeljen e ligjit. Ky proces duhet të jetë një proces i vërtetë, pasi policia ka probleme të mëdha. Ne kemi propozuar ndryshime në ligj, por ka pasur neglizhencë nga mazhoranca për këto propozime. Ne do paraqesim amendamente në Kuvend, pasi kemi rezerva të forta për ligjin”- tha Vasili.
Sigal