Vasili: Maqedonia OK, Shqipëria jo,Hanh dhe Tsipras flasin vetëm për Maqedoninë

448
Sigal

Nga Petrit Vasili

Maqedonia OK,Shqiperia jo,Hanh dhe Tsipras flasin vetem per Maqedonine.

Qeveria dhe kryeministri sakrifikojne hapjen e negociatave per te shtyre disa dite ne karriget e thyera e tyre.

Kriza e tmerrshme politike ne Shqiperi ku shkaku i vetem eshte kryeministri kerkon zgjidhje dhe largimi i tij eshte vetem hapi i pare.

Shqiperia po paguan padrejtesisht per shkak te instalimit te nje qeverisjeje moniste,te kriminalizuar dhe te korruptuar.

Tani europianet po flasin vetem per Maqedonine e Veriut,po Shqiperia ku mbeti?

Me pare Shqiperia ishte shume me afer hapjes se negociatave se sa Maqedonia po sot pse mbeti pas saj ?

Pse nuk vene gishtin ne plage nderkombetaret?

A mjaftojne deklarat klishe te tyre te cilat na prune ne kete dite?

Lexoni çfare thote Komisioneri Hanh dhe Kryeministri Tsipras

Në forumin e vjenës për prespektivat e Maqedonisë së Veriut Komisioneri Hanh deklaron:

“I nderuar të jem këtu të prezantoj një histori të jashtëzakonshme suksesi në … ballkanin përendimor.
Një histori e cila tregon se si, vizioni, ndryshimi politik dhe vendosmëria mund të ndrryshojë rrugëtimin e një shteti: urime …Maqedonisë së Veriut”.

Ndersa Kryeministri i Greqise Tsipras deklaron ne Financial Time:

“Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Kjo do të ishte e padrejtë”, deklaron Tsipras.