Vasili: LSI asnjeherë nuk i ka bojkotuar komisionet. Shkrimet në media porosi bajate të Edi Ramës

532
Sigal

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i ka quajtur porosi bajate të Edi Ramës artikujt e pasqyruar në media, sipas të cilave deputetë të caktuar të LSI-së kanë thyer vendimin politik duke marrë pjesë në komisionet parlamentare. Në një intervistë për Shijak TV, Vasili theksoi se LSI asnjëherë nuk e ka bojkotuar Parlamentin dhe komisionet parlamentare, dhe se nuk ka pasur asnjëherë të vetme vendim politik nga LSI për të bojkotuar Parlamentin. “LSI nuk ka bojkotuar asnjëherë Parlamentin që nga dita e parë. Madje brenda Frontit Opozitar ka pasur dakordësi me qëndrimin tonë që LSI të ishte prezent në komisionet parlamentare. Anëtarët e LSI-së vazhdojnë të jenë në komisione dhe do të vazhdojnë të jenë. Madje edhe PD u kthye në komisione. Unë jam Kryetar i një Komisioni Parlamentar, dhe e kam drejtuar çdo ditë atë. Madje njëherë që nuk u zhvillua mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, kjo ndodhi edhe për shkak të mungesës së deputetëve të Partisë Socialiste. Kështu që dua të theksoj edhe njëherë se nuk ka pasur ndonjëherë bojkot. Të gjejnë në media ndonjë intrigë tjetër ose të pyesin Edi Ramën se çfarë porosie bajate t’u japi sërish dhe të shkruajnë prapë”, tha Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.