Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se shumë shpejt do të përgjigjet për shkeljet e ligjit dhe të Kushtetutës.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan, se emërimi i një gjenerali në postin e zv.Ministrit të Brendshëm është një shkelje flagrante e ligjit dhe e Kushtetutës, edhe për këtë shumë shpejt Rama do të përgjigjet ligjërisht.

Ja postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kryeministri eshte sot ne poziten me te keqe ne raport me ligjin qe ndonje kryeminister mund te kete patur ndonje here.
Shkelja flagrante e kushtetutes e kryer ne rastin e gjeneralit te emeruar zv.minister i brendeshem eshte tanime nje prove shume rende dhe pa asnje alibi.
Kryeministri I qorruar nga psikomania e karriges se, pushtetit,abuzues arrogant me ligjin,i varfer ne konceptet e respektit ndaj shtetit ligjor,vulgar dhe profan ne arsyetimin politik te situatave kritike, qe vendi kalon,tashme ka rene plotesisht ne batakun e paligjshmerise.
Streha e fundit e arrogances eshte paligjshmeria, e cila eshte edhe paradhoma e denimit te pashmangshem prej ligjit.
Kryeministri e ka shkelur kushtetuten,e ka shperdoruar detyren e ka neperkembur ligjin ndaj do te pergjigjet pa asnje diskutim, ligjerisht per kete.
Koha e fituar nga mbrojtja qe i siguron nje prokurori e kapur nuk sherben per asgje pasi denimi eshte i pashmangshem dhe i afert.
Tanime ky kryeminister ka kaluar dhunshem vijen e kuqe te detyrimit te zbatimit te kushtetutes dhe ligjit.
Ndaj emerimi antikushtetues i gjeneralit si zv.minister megjithse ishte dite e keqe per dhunimin e kushtetutes, ishte njeherazi dite e mire per te qartesuar per kedo dhunimin e kushtetutes nga ky kryeminister.