Vasili kundër qeverisë: Kalimi i Spitalit të Traumës në ushtarak hap prapa

448
Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka kundërshtuar këtë mbrëmje vendimin e qeverisë për të kaluar Spitalin e Traumës në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas Vasilit, kalimi i Spitalit të Traumës më ushtarak është një hap prapa. Ndërsa, ka shtuar se vendimi nuk është konsultuar me specialistët e shëndetësisë. “Rikthimi i Spitalit të Traumës në ushtarak hap prapa. Vendimi ndal ndryshimin e nisur në qendrën e Traumës. Qeveria të shikojë me racionalitet këtë vendim të saj. Vendimi i pa konsultuar me specialistët e shëndetësisë. Ulet niveli i shërbimit për pacientët”, ka deklaruar Vasili. 
Sigal