Vasili: Kryeparaziti Rama mori notën zero në Trieste. Të ikë!

538
Lëvizja Socialiste për Integrim vijon akuzat e ashpra, ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, e quan Ramën “Kryeministër kryeparazit”. Ai thotë se Kryeministri e mori notën në Samitin e Triestes dhe u vlerësua me notën zero, pasi nuk mori dot asnjë projekt. Sipas tij, për shkak të Kryeministrit kryeparazit, Shqipëria dhe shqiptarët nuk përfituan asgjë në Trieste. Vasili shton se, ky Kryeministri bën tallava me dëgjesa nëpër sokakët pa ujë, pa drita të Shqipërisë për të larguar vëmendjen nga nota zero që mori në Trieste. m“Ky vetë flet e vetë dëgjon, ky vetë bën humor të shpëlarë dhe vetë qesh, por notën nuk e ndryshon dot, notën e ka zero, rrumbullak si timoni që ka marrë”, shkruan Vasili në Facebook. Ai e mbyll qëndrimin e tij duke thënë se, kush merr zero duhet të iki, “duhet të spastrohet thotë ky kryeparaziti Kryeministër për të tjerët, por le ta fillojë nga vetja meqë ky zeron e ka të vulosur dhe të certifikuar se ia vuri gjithë Evropa në Trieste, po presim…”
Sigal