Vasili: Kryeministri të vendosë për ndryshime në qeveri, do ketë mbështetjen tonë

424
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së deklaron se i takon kryeministrit të vendosë nëse duhen ndryshime në qeveri apo jo, për të cilën nëse do ti bëjë do të ketë mbështetjen e LSI-së. Vasili mohoi që takimi i djeshëm mes Ramës dhe Metës të ketë të bëjë me ndryshimet në qeveri. Sipas tij është nëj takim rutinor një ditë para seancës parlamentare

Vasili: ““E rëndësishme është performancë e suksesshme dhe mbatja e reformave me ritmin e duhur. Çështja e ndryshimeve dhe personalizimi i ndryshimeve me emra nuk është qasja jonë. Ne mbështesim punën dhe veprimtarinë e qeverisë. Kryeministri ka tagrin ta bëjë vlerësimet e duhura dhe kurdo që atij do i duhet apo do ta gjykojë se do të ketë mbështetjen tonë. Prioritare për ne nuk është personalizimi por prioritare është që reformat në mënyrë të veçantë në ekonomi të ecin në ritmin e duhur për të përmbushur mirë atë pritshmëri për të cilët shqiptarët na kanë votuar dhe vazhdojnë të votojnë.

Takimi i ditës së djeshëm ka qenë rutinor që zhvillohet gjithmonë të mërkurën para seancës plenare. Ka qenë një diskutim po në këtë frymë. Kryeministri është drejtues dhe monitorues i qeverisë. Kurdo që kërkon mbështetjen tonë për aksionet e tij qofshin parlamentare qofshin të çdo lloj forme tjetër do ta ketë”  Deklarata e kreut të grupit parlamentar u bë sot paradite jashtë seancës së Kuvendit. Lidhur me ndeshjen e sotme Shqipëri-Serbi, Vasili nënvizoi se më shumë se rezultati sot është i rëndësishëm qytetaria.
Sigal