Vasili: Kryeministri po ndërton një antishtet

619
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi kryeministrin Rama se po ndërton një antishtet. “Kryeministri i degraduar antishtet njeh vetëm MIKUN, jo ligjet. Kryeministri antishtet, i kapur dhe i kriminalizuar, e urren që të ndërtojë shtet që funksionon me ligje dhe rregulla. Kryeministri i falimentuar i Rilindjes ka vetëm një gjë ne tru: “SHTETIN E MIKUT”. Këtë antishtet e urrejnë shqiptarët”, tha Vasili. Sipas tij, qytetarët nuk duan të fusin mik as shtetin e falimentuar e të korruptuar të kryeministrit dhe as gjithfarë sekserësh të pacipë. “Qyetarët duan thjesht standarde e ligje dhe zgjidhjen e problemeve në bazë të tyre pa nevojën e askujt. Kryeministri i degraduar ka në mendje vetëm shtet-tepsinë private të tij, ku ai dhe ministrat e tij për sevap ju zgjidhin ndonjë hall njerëzve, në një kohë që ua kanë për detyrim të madh”, nënvizoi Vasili.
Sigal