Vasili: Kryeministri, instrument i verbër i oligarkisë

586
Kundër vendosjes së TVSH për biznesin e vogël ka qenë edhe Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar te LSI-së. Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Vasili duket se është në njëjtën linjë me kryedemokratin Lulzim Basha. Ai thotë se kryeministri Edi Rama, është gjymtyrë dhe instrument i oligarkisë në vend. Në këtë mënyrë Vasili shprehet se Rama ka përqendruar paratë e buxhetit të shtetit në një dorë të mirë oligarkësh. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Petrit Vasili ka sulmuar Kryeministrin Rama se po shkatërron biznesin e vogël duke u vendosur skemën e TVSH-së. “Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë vret biznesin e vogël.

Kryeministri shkatërron pa mëshire mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në.

Kryeministri gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë e pasuron pafundësisht atë, duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël. Shpjegojani shkollëpakut se kjo punë s’ka lidhje, as me fatura e as me kupon, se u bë gazi i botës me ato që thotë. Siç ua dha Shqipërinë me koncesione 2-3 oligarkëve, tani po ky tipi kryeministër do që t’ia japë edhe gjakun, djersën e bukën e gojës të bizneseve të vogla të mbijetesës, supermarketeve të oligarkisë”, shkruan Vasili.
Sigal