Vasili: Kriza duhet zgjidhur sot, për të mos u bërë peng i saj nesër

544
Sigal

Nga Petrit Vasili:

Kriza duhet zgjidhur sot, për të mos u bërë peng i saj nesër!

Kriza politike ka hyrë tani në momentin më destruktiv të saj.

Çdo ditë po prodhon ngjarje nga më të rëndat, të cilat po hedhin në tokë edhe bullonat më të fundit të shtetit.

Rilindja e kapur për grykë nga interesa të renda kriminale dhe financiare, ka kapur shtetin dhe po zhbën me shpejtësi grimcat e fundit të shtetit të mbetur, thjesht e vetëm për të ruajtur pandëshkueshmërine ndaj saj.

Drejtesia e kapur nga rilindja po e zhbën edhe ajo shtetin në mënyrën më të keqe duke mbrojtur si kamikaze e vërtetë pandëshkueshmërinë e kryeministrit e qeverisë, dhe në të njëjtën kohë po godet, shantazhon e dënon qytetarët e thjeshtë.

Në një vend normal, në një shtet normal dhe në një politikë normale mekanizmat e daljes nga kriza mund të jenë shumë.

Ndërsa në një Shqipëri të pushtuar nga një kryeministër e qeveri, pjella dhe shërbyes të antiligjit nga njëra anë dhe opozitës së vendosur në mënyrë të detyruar ne ekstremin tjeter, zgjidhja eshte vetem e vetem nje: zgjedhje te lira e te ndershme sa me pare dhe ku gur themeli per to mbetet 13 tetori.

Kete agoni politike ku lengon Shqiperia shume pak gje e ndan nga vdekja perfundimtare e shtetit dhe e vetvetes.

Ndaj edhe aksioni edhe kerkesa,edhe veprimi kane vetem nje emer:zgjedhje me standarte,
gjitheperfshirese dhe menjehere.

Shqiptaret i njohin shume mire grabitqaret dhe dhunuesit e ligjit qe kane marre peng qeverisjen e vendit.

Opozita ka sot nje vetem nje alternative zgjedhjet e menjehershme.

Cdo mik serioz dhe i pergjegjshem i Shqiperise,qe do te investohej ne funksion te kesaj zgjidhjeje vetem duhet mbeshtetur fort dhe pa asnje paragjykim.

Agonia duhet te marre fund.

Shqiptaret kerkojne ringritjen e shpejte dhe optimiste dhe jo zvarritjen neper germadhat pa sherim qe nje krize shkaterruese le nga pas,te izoluar nga Europa dhe bota,te zhytur ne borxhe dhe rrenim financiar.

Kjo eshte nje kosto e tmerrshme,qe duhet ndalur sot,per te mos u bere peng i saj neser.

Ta fillojme nga 13 tetori si guri kilometrik i rruges se re te ringritjes.