Vasili: Kë kemi ministër të Jashtëm, Edin apo Gentin?

534
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për protokollin e ndjekur nga qeveria shqiptare lidhur me përfaqësimin e Presidencës së OSBE.

Në një shënim në Facebook, Vasili shprehet se zyrtarisht kryeministri ja delegoi detyrën e ministrit të Jashtëm, Gent Cakajt, ndërsa në ceremoninë e OSBE-së u shfaq Edi Rama si ministër i Jashtëm.

Nisur nga kjo rrëmujë në prezantimin e Shqipërisë në OSBE, Vasili shtron pyetjen se kush është ministri i Jashtëm i Shqipërisë?

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Kryeministri karnaval, që është dhe nuk është Minister i Jashtëm! (VIDEO). Edi Rama deklaroi më 23 janar të vitit 2019 në Ministrinë e Jashtme se nuk do ishte fare Ministër i Jashtëm dhe i dha edhe dekretin publikisht Cakës e tha: “Unë i nënshkruari Edi Rama, në funksionin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme, i delegoj zotit Gent Cakaj, zëvendësministër për Punë të Jashtme, detyrën e drejtimit të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme dhe përfaqësimit të ministrit për Punë të Jashtme brenda dhe jashtë vendit”.

Por, po ky karnaval kryeministër u ul në OSBE si ministër i Jashtëm mbajti edhe fjalim, mbajti edhe konferencë shtypi ekzemplare dhe historike për gafat dhe broçkullat prej shkollëpakëti që foli.

Është apo nuk është ministër i Jashtëm ky apo Caka?? Kjo është pyetje për njerëzit me logjikë, me arsye dhe me shkollë. Për ca njerëz si këta që janë greminë morale dhe të shkollëpakësisë kjo pyetje nuk vlen.

Shiheni VIDEON të nderuar miq dhe kuptojeni se çfarë mjerimi shtetëror dhe intelektual është ulur në karrigen e kryeministrit.