Vasili: Katica politike,që mbron Katicën e KED dhe betimin te Bregu i Lanës!

491
Sigal

Nga Petrit Vasili:

Katica politike,që mbron Katicën e KED dhe betimin te Bregu i Lanës!

Sot Katica politike e reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj po guxon të mbrojë palaçollëkun e Katicës Dvorani Kryetar i KED, që shkeli e dhunoi Kushtetutën e Ligjin për ti shërbyer kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga rilindja dhe për ta kthyer drejtësinë në pronën kriminale te saj.

Sot Katica politike guxon të shantazhojë edhe anëtarët e KED në mbrojtje të Katicës Dvorani të KED.

Mashtrimi publik arriti deri aty sa Katica politike të genjejë edhe për vendime të KED, që nuk janë marrë kurrë si dhe për vendime që KED e ka të pamundur me ligj që ti marrë dhe të shpallë fitues.

KED ka marrë vendim vetëm, që vendimet e saj të publikohen në faqen e Gjykatës së Lartë dhe kjo është e zeza mbi të bardhë e nuk e luan topi.

Katica Dvorani dhe Katicat e tjera thjesht shndërruan Gazetën Zyrtare në Landfill Zyrtar gjë të cilin mbron sot Katica politike Xhafaj.

Mbi Katicën Dvorani bie e gjithe përgjegjësia individuale penale për këtë veprim dhe të shumë të tjera në funksion të rolit të tij në puçin kushtetues duke filluar nga loja kriminale me dërgimin e listave,manipulimin e vlerësimit të kandidatëve etj etj ndaj edhe do të përgjigjet deri në një.

Katica politike Xhafaj, që ben presion gjoja në emër të reformës duke përmendur veçanërisht partnerët amerikanë, është dita sot që ti kujtojmë se SHBA është simboli i drejtësisë pavarur,të pakapur dhe të pashantazhuar.

Katica politike nuk mund të shpërdorojë e keqpërdorë dot më SHBA dhe atë që ato simbolizojnë, si alibi për të kapur drejtesinë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Katica politike, që bekoi zgjedhjen antikushtetuese të Arta Markut,që vuri Ministrinë e Brendëshme në funksion të vëllait trafikant,që deklaroi 24 orë përpara vazhdimin dinjitoz të reformave dhe 24 orë më pas iku me bisht në shalë flet sot për parime e për kushtetutë.

Katica politike me shokë e çuan kushtetutën në atë derexhe që kandidatja e vetshpallur të betohej te ‘Bregu i Lanës’.

Një notere e thjeshtë u tregua shumë më dinjitoze se të gjithë Katicat e kapura të marra bashkë.

I gjithë populli i sheh me neveri Katicat e Bregut të Lanës, që mbrojnë njëra tjetrën dhe kërkon veç ndëshkimin e tyre.