Vasili ka disa pyetje për Sandër Lleshin: Kush e dogji makinën dhe kush ishte pronari

648
Sigal

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili në një deklartë për mediat i ka adresuar disa pyetje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Vasili hedh akuza se makina që u dogj mbrëmjen e djeshme në protestën e opozitës është e bërë nga persona të skeduar nga qeveria.

Jam sot t’i kërkoj këtij ministri të pacipë, kush ishte pronari i makinës. Kush ishte ai që u fut atje ku perimetri i sigurisë ruhej dhe përveç mjeteve mjekësore dhe të medias nuk lejohej askush të futej. Kush ishte pronari dhe kush i fiku dritat në miting?

Ku në vend të sigurisë për një miting paqësor, fiku dritat në mënyrë që provokatorët që vunë flakën dhe tentuan të digjnin dhe kioskën mu në mes të sheshit të konsumonin të qetë provokimin e tyre dhe të mos identifikoheshin.

Kush e dhunoi fotografin Arben Dajçi?

Por denoncimin e bërë nga BIRN dhe videon e bërë publike se si pa shkak gazetarët dhe fotoreporterët goditeshin, kush e godiste policin nga atje brenda me megafon?

like

share