Vasili: Ja se si gënjeshtaret e rilindjes mashtruan edhe për Francën (VIDEO)

448
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas deklaratës së Presidentit të Francës ku u shpreh se shumica e vendeve të BE nuk ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.

“Dolën e gënjenin si një tufë llazoresh e thane që vetëm Presidenti Makron ishte kundër. E vërteta është se shumica e vendeve ishte pro hapjes se negociatave me Maqedoninë.”-shkruan Vasili

Postimi i plotë:

Gënjeshtarët e Rilindjes dëmtuan Maqedoninë dhe mashtruan për Francën,ja fakti.(VIDEO).

Gënjeshtare ordinere vetëm kjo mund te thuhet për Edi Ramën dhe rilindjen.

Dolën e gënjenin si një tufe llazoresh e thane qe vetëm Presidenti Makron ishte kunder.

E vërteta është se shumica e vendeve ishte pro hapjes se negociatave me Maqedonine.

Ndërsa shumica e vendeve ishte kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ishte Franca dhe Presidenti Makron që nuk lejuan që të ndaheshin të dy vendet dhe Maqedonia u dënua për shkak të Edi Ramës dhe Rilindjes.

Mashtrim si të gjithë të tjerët.

Turp për mediat e supës së Edi Ramës që gënjejnë shqiptarët dhe arrijnë që të censurojnë edhe Presidentin Makron. Matufët kujtojnë se njerëzit informohen vetëm prej tyre.

Ja deklarata e Presidentit Makron me zë,me figurë dhe me shkrim:

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin” tha Macron.