Vasili ironizon Ramën: Kryeministër që eurot dhe lekët i duken të barabarta

659
Pas seancës së sotme pyetje përgjigje të kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të LSI-së, reagon kreu i grupit Petrit Vasili.
Ai e ironizon Ramën duke shkruar se është kryeministër me aritmetikë të gremisur.
“Këtë kryeministrin tonë e tallin keq edhe të vetët.
Kur pyetet për bujqësine nuk ndan dot eurot nga lekët dhe i duken barabartë, ai s’ka faj se aq di po të tijtë pse e tallin xhanëm?
E pyesin për investimet, që lidhen me rrugë dhe energjetikën dhe paratë që nuk dalin gjëkundi për premtimet e lajthitura të tij dhe ky s’kupton që buxheti i shtetit është një dhe i vetëm. Ky e ndan buxhetin me emra ministrash si llogari shtëpie për secilin.
E pyesin të ziun për ujërat e zeza në Ksamil e ky thotë që Ksamili është i Brukselit dhe jo i Shqipërisë.
E kam thënë që është shkollëpakët, po kaq pak është shumë”, shkruan Vasili.

Sigal