Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar takimin e sotëm të Edi Ramës me gratë socialiste ndërsa e ka quajtur “gruaja e Bilalit”.
Vasili vijon më tej duke komentuar deklaratën e Ramës se 55 gra nëse janë të organizuara, zmbrapsin 55 mijë burra, ndërsa e quan si të parën kryeministre të vendit.
Postimi i plotë:
Kryeministrja jonë simpatike Edi Rama!?
Edi Rama që kur është legalizuar si gruaja e Bilalit është bërë vërtet një kryeministre shumë tërheqëse dhe simpatike.
Sot Kryeministrja Rama tha:
“55 gra, nëse janë të organizuara, zmbrapsin 55 mijë burra”.
Kryeministrja Rama është një ndër 55 gratë, ndaj mos e kërkoni më në mes të 55 mijë burrave.
Ta gëzojmë të parën Kryeministre në historinë e Shqipërisë.