Vasili ironizon Ramën/ Ja çfarë thoshte Konica 120 vjet më parë

674
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili mëngjesin e sotëm ka zgjedhur ti kujtojë kryeministrit Rama një shprehje të Konicës, të shkruar 120 vjet më parë.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili ka reaguar ndaj disa deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili shpesh gjatë seancave parlamentare, kur drejton fyerje në drejtim të ligjvënësve të opozitës, e justifikon këtë me thënien jam nxënës i Konicës dhe Nolit.
Në postimin e tij, Vasili ka zgjedhur t’i përgjigjet Ramës pikërisht me një fjali të Konicës të shkruar 120 vjet më parë.
“Shqiptaret degjojne perdite tonelata me retorike qeveritare te ngjyrosur shemtuar prej padijes.
Ja çfare thoshte 120 vjet me pare Faik Konica:
Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).”- shkruan Vasili në faqen e tij në rrjetet sociale.
Sigal