Vasili ironizon me shifrat e kryeministrit: Aferim Rama! Me këtë ritëm të braktisjes së vendit, papunësia shkon në 0%

390
Sigal

Në ditën e Punëtorëve, kryeministri Edi Rama u shpreh se, nga koha që PS ka ardhur në pushtet, papunësia është ulur më shumë se 6%.

Por deklaratës së kreut të qeverisë i kthen përgjigje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Duke përdorur ironinë, Vasili thekson se, me ritmin e largimit të shqiptarëve nga vendi, Edi Rama mund ta çojë papunësinë në minus 0%.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Pse Edi Rama i ul meritat vehtes per papunesine??

Edi Rama tha sot:  “Papunësia ka rënë më shumë se 6% qysh se morëm detyrën.”

Edi Rama s’ka asnje te drejte qe t’ja ule kaq shume meritat vehtes. Dhe kjo nuk eshte per te qeshur.

Me 400 mije e me shume,qe kane braktisur Shqiperine per shkak te tij papunesine ai e ka ulur te pakten nja 20%, pra nja tre here me shume se sa 6% qe thote vete.

Po te vazhdoje me kete ritem braktisja e Shqiperise, Edi Rama e con papunesine ne minus zero perqind.

Aferim Edi Rama!!