Vasili i përvishet Ramës dhe i jep një këshillë: Gajase dynjanë me çështjen e negociatave

569
Sigal

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili nuk i kursen sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një reagim në “Facebook’ Vasili i është kundërvënë kreut të qeverisë për deklaratat e këtij të fundit për negociatat e Shqipërisë.

Mes ironisë Vasili i ka dhënë një këshillë Ramës, duke i kujtuar një shprehje të shkrimtarit dhe dramaturgut irlandez, Oskar Wilde; “Ndonjehere është me mire te qendrosh i qete dhe te dukesh budalla se sa te hapesh gojen dhe te heqesh cdo dyshim qe je i tille”.

REAGIMI I VASILIT
Kryeministër mos fol me për negociatat, se hoqe çdo dyshim qe je budalla.
Kryeministri me gjuhen e varfëruar deri ne shkretim dhe me logjiken grope si goje pa dhembe, gajasi dynjanë me kete mbylljen e negociatave qe ja tregojnë si hapje dhe ky e thote dhe e thotë pa pushim.
Ndaj per ta ndihmuar kete kryeminister qe vetem tall e percmon veten dhe qe s’ja var më trasten njeri,vlen keshilla monumentale e Oskar Wilde qe thote:
“Ndonjehere eshte me mire te qendrosh i qete dhe te dukesh budalla se sa te hapesh gojen dhe te heqesh cdo dyshim qe je i tille”