Vasili i përgjigjet Ramës për faktet dhe kazanin: Asnjë spital i ri në katër vite

548
Duke iu referuar togfjalëshit më të fundit shpikur nga kryeministri Rama, ‘’fakt jo kazan”, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ballafaqon atij faktin se në vendin tonë në vitet e fundit nuk është hapur asnjë spital i ri.
Nga ana tjetër me 86 milionë eurot që jepet çdo vit për koncensionet sipas Vasilit mund të ndërtoheshin fare mirë dy spitale të reja moderne.
“Fakti – ska asnje spital te ri ne keto kater vjet,ndersa kazani i kryeministrit – ka vetem llogje.
Asnje spital i ri nuk eshte ndertuar ne Shqiperi keto kater vjet. Ky eshte fakt jo kazan. Shkoni pyesni qytetaret ne se kane pare gjekundi ndonje te tille.
S’KA ASNJE SPITAL TE RI ka vetem llogje te kazanit te kryeministrit. 86 milion euro paguan ne vit per koncesionet aq sa duhen per te bere 2 spitale te reja moderne. Keto jane faktet se kazanin e llogjeve e ka marre me koncesion kryellafazani”, shkruan Vasili.


Sigal