Vasili i përgjigjet Ramës: Koncesionet miliona euro janë “pirje gjaku”

529
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për “pirjen e gjakut” ndaj popullit.
Vasili shkruan se kjo ishte një shaka e zezë e kryeministrit.
Vasili përmend koncesionet, shpenzimet luksi për zyrat dhe ikjet masive të shqiptarëve, si “pirje gjaku”.
“Pirja e gjakut shaka e zezë e Kryeministrit.
Humor i trashë apo humor i zi kur Kryeministri thotë për veten dhe të tijtë se “u kanë pirë gjakun popullit”?
Pohim i sinqertë i kryeministrit kjo është përgjigja. Pasi koncesionet qindra milion euro janë pirje gjaku.
Edhe dhjetëra milion euro për zyra dhe vanitete të tjera janë pirje gjaku.
Edhe taksat e gjobat e pamëshirshme janë pirje gjaku. Edhe ikja e mijëra shqiptarëve vjen nga pirja e gjakut.
Sa për humorin edhe stilistikisht është i trashë si shkollëpaku dhe i zi si pirje gjaku”, shkruan ai.
Sigal