Vasili i ashpër me Ramën: “Ku di derri ç’është nderi”

446
Sigal

Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama se, është LSI partia që vjedh votat në zgjedhje dhe pas kundërpërgjigjes së Ylli Manjanit, i cili i kujtonte kryeministrit kohën kur ky i fundit i lutej LSI për të vijuar koalicionin, ka ardhur edhe reagimi i Petrit Vasilit.

Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i LSI-së shprehet se, “për Edi Ramën logjika nuk ekziston,nuk e ka, se për të logjika është siç thotë populli “ku di derri ç’është nderi”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Përgjigje e detyruar Ylli Manjanit!!!

Ylli Manjani pyet pak më parë se :

A janë të PS personazhet e dosjes 339 dhe 184?

Për sa vdiq ky Edi Rama të bënte aleancë me LSI kur paska qënë e keqja?

Manjani them se gabon me pyetjet e tij sepse:

Gabon se përdor logjikën ku flet për Edi Ramen.

Gabon se kujton se Edi Rama është kryeministër dhe mund të arsyetojë si i tillë.

Gabon kur i drejtohet edhe moralisht Edi Ramës duke menduar se ka moral.

Meqënëse Manjani pyet edhe se çfarë mendon LSI për këtë, ja pergjigja ime :

1.Për Edi Ramën logjika nuk ekziston,nuk e ka, se për të logjika është siç thotë populli “ku di derri ç’është nderi”.

2.Edi Rama nuk është kryeministër është thjesht një karikaturë moniste,që i flet një parlamenti kabësirë moniste,pra është një i lajthitur që flet me vete.

3.Edi Rama s’ka moral politik dhe moralin politik as e njeh hic,për moralin e tij vlen thënia popullore vunjotase “gjalpë në lëkurë të qenit”.

4.Por ky derëziu është edhe monist edhe frikacak për vdekje.

5.Frikacakun nga dosja e unazës së re,nga dosja 339,nga dosja 184 nuk e shpëton dot njeri në botë,se dosjet i kanë të gjithë dhe ai dhe rilindja janë kapur me presh në dorë si hajdutë të zgjedhjeve bashkë me kriminelet dhe do përgjigjet deri në një.

6.Që Edi Rama me rilindjen bleu zgjedhjet me kiminele këtë nuk e luan topi dhe këtë e di dhe shqiptari më i fundit.
Drejtësia vonon, por nuk harron kurrë dhe Edi Rama do ta vuajë rëndë këtë faj ku dhe të tijtë do dëshmojnë kunder tij,siç kanë filluar ta bëjnë….

7.Ky monisti karikaturë bashkë me guaket, bretkocat dhe shkollepaktët,që ka përpara dhe nga mbrapa…janë thjesht një sindikatë e të marrëve,që s’ka lidhje me politikën, por thjesht me një Lej Fenizem idiot.

Ndaj Manjan në respekt maksimal të logjikës dhe koherencës tënde të lakmueshme, kiji parasysh, për sa ta gjykosh edhe këto që unë mendoj për karikaturën moniste apo hajdutin e zënë me pras në dorë.

Miqësisht Petrit.