Vasili: Gënjeshtrat e Ramës dje në Kukës

393
Sigal

Nga Petrit Vasili

Genjeshtra e tmerrshme e Rames e te tijve, me 12 mije vende pune ne Kukes,me shume se Roma dhe Rinasi bashke!!!

Dje me gojen plot Rama dhe te tijte mbushen dynjane me genjeshtren sa idiote aq edhe diskredituese se do hapnin 12 mije vende pune ne Kukes.

Sebepi i ketyre 12 mije vende pune ishte se Aeroporti i Kukesit,i cili do te kete sipas hesapeve te ketyre 300 mije udhetare ne vit.

Po ju shpjegoj fare thjeshte se sa te trashe jane Rama dhe te tijte kur genjejne.

Aeroporti Nderkombetar i Rinasit “Nene Tereza” qe ka 3 milion udhetare ne vit ka gjithsej 377 punonjes dhe 700 punonjes ne bisneset perqark,pra 1077 vende pune.

Aeroporti me i madh nderkombetar i Italise ne Rome -Fiumicino me 40 milion pasagjere ne vit ka vetem 3377 te punesuar.

Ky aeroporti i Kukesit sipas tarallakeve te qeverise me 10 here me pak pasagjere,pra vetem 300 mije,do te kete 4 here me shume se Aeroporti Leonardo da Vinci ne Rome- Fiumicino dhe 12 here me shume te punesuar se Aeroporti i Rinasit “Nene Tereza”???!!!!

Po ju ve ne dispozicion edhe shifrat zyrtare ne tabelat zyrtare qe ndodhet ne web e Aeroportit te Romes dhe te Rinasit..

I shihni vete me nge dhe pastaj qeshni pak, por duhet te ulerini shume pasi idiote dhe mashtrues te tille ordinere ky vend nuk ka pare ndonje here.