Sigal

Në një postim në profilin e tij në Facebook Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar se është fundi i botës që një njeri si Edi Rama, i cili nuk ka asnjë talent të bëjë vlerësime intelektuale për Fatos Lubonjën.
Gjithashtu Vasili ka thënë se Fatos Lubonjën e motivojnë në mënyrë të jashtëzakonshme në Holandë duke i dhënë çmimin dinjitoze “Princ Claus”.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Fundi i botës, mediokri Edi Rama jep opinion për eruditin Fatos Lubonja!!

Erdhi dhe fundi i botës!!

Ua ua ua….një i falimentuar pa asnjë talent, vokacion apo prirje si Edi Rama bëka vlerësime intelektuale!!!

Matufllëku s’ka të ndalur….

Megjithatë le tu referohemi fakteve dhe vlerësimeve të bëra objektivisht jashtë Shqipërisë.
Kur ky Rama me penel qimëkëputur ekspozoi pikturat në Bienalen e Venecias kritikët Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek i krahasojnë pikturat e Edi Ramës me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh. Ja çfarë thonë:

“Në segmentin Giardini, të “Viva Arte Viva”, një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës. Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie.”

Por ja si e motivojnë në mënyrë të jashtëzakonshme çmimin dinjitoz “Princ Claus” që Fatos Lubonja mori në Hollandë:

“Fatos Lubonjës i jepet ky çmim për përshkrimin lucid dhe me ndershmëri që i ka bërë në letërsinë e tij episodeve kyçe të historisë së Shqipërisë; për ruajtjen e integritetit intelektual dhe të pavarësisë në momente ekstreme, për luftën e vazhdueshme për demokraci, të drejta të njeriut, fjalën e lirë dhe të drejtën për të treguar historinë e vendit të tij në një kontekst ku liria mbetet ende e brishtë; për zgjerimin e hapësirës së debatit publik e krijimin e platformave për zëra të tjerë kritikë; si dhe për thënien e së vërtetës pa frikë ndaj pushtetit.”

Të gjithë mund ta kuptojnë shumë lehtë se çfarë sharlatani inkuizitor i intelektualizmit shqiptar është kryeministri që qeveris Shqipërinë.

Ky sharlatan guxon e flet për Fatos Lubonjën, lidheni këtë budalla.