Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi ka thënë se fundi i kryeministrit Rama nga skandali me Unazën e Re është i pashmangshëm.

Vasili shkruan se hajdutët dhe mekanizmi i vjedhjeve është shumë i qartë, ndërsa shton se çdo shpresë e kryeministrit se mund të mbyllë këtë çështje ka vdekur.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Vjedhja dhe skandali gjigand i 40 milion eurove te Unaza e Re ja ka mbyllur totalisht gojen Rames.
Fundi fatal me burg eshte i pashmangshem.
Asnje rrethane lehtesuese nuk ka.
Hajdutet dhe mekanizmi i vjedhjes eshte shume i qarte.
Kompani mashtruese deri ne Amerike,tendera mashtrues,
kryeminister,minister e drejtore mashtrues, kjo eshte gropa septike e korrupsionit,qe do te perpije pa kthim Ramen.
Cdo shprese e kryeministrit se mund ta mbylle kete ceshtje ka vdekur.
Prokuroria te vonoje sa te doje,kete ceshtje nuk e mbyll dot pervec se do rendoje edhe ajo veten.
Publiku i ka ne dore te gjitha faktet te qarta,te pakundershtueshme dhe asgjesuese.
Fundi fatal i Rames eshte i pashmangshem dhe askush nuk e ndihmon dot,as edhe trastat me euro.
Kush ka mend eshte mire t’i rrije larg kryeministrit,qe vjen ere qe te mos qelbet edhe vete.