Vasili: Edi Rama la Shqipërinë pa negociata dhe Kosovën pa viza, këtë s’e luan topi!

528
Sigal

Ish kreu i rupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si shkaktarin kryesor të bllokimit që i është bërë Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian, për heqjen e vizave.

Sipas Vasilit, Shqipëria u përfaqësua për faqe të zezë në Samitin e Berlinit, ndërsa shton se Rama u soll si shkollëpak, pa klas,me një provincializëm lipizhari dhe lypës për cepa buzëqeshjeje apo tokje të rastësishme krahësh

Më poshtë postimi i plotë i Vasilit:

Edi Rama la Shqipërinë pa negociata dhe Kosovën pa viza, këtë s’e luan topi!

Edi Rama në Berlin i vuri vulën paaftësisë dhe mediokritetit të tij.

Shkurt,u soll si shkollëpak, pa klas, me një provincializëm lipizhari dhe lypës për cepa buzëqeshjeje apo tokje të rastësishme krahësh.

Ja çfarë ndodhi në Berlin Edi Rama:

  1. Ja mbyllën gojën për projektin e poshtër të shitjes së territorit të Kosovës.
  2. Shqipërinë e la pa hapjen e negociatave për të cilat gënjeu një vit rresht shqiptarët.
  3. La Kosovën pa viza për shkak të shtetit të tij të kriminalizuar.
  4. E përfaqësoi Shqipërinë për faqe të zezë me ata derdimenë,që kishte marrë me vete dhe me të cilët gajaset Shqipëria.