Vasili: Edi Rama kishte të drejtë për Vangjushin

491
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një video të Edi Ramës gjatë fushatës së votimeve të 30 qershorit, i cili thotë se Durrësi do ta kujtojë gjatë Vangjush Dakon.

Bashkëngjitur videos, në një postim në Facebok, Vasili shprehet se “Po, po, Rama kishte të drejtë, pas termeteve të 21 shtatorit dhe 26 nentorit, Durrësi i shkatërruar dhe i martirizuar, sigurisht do ta kujtojë shumë gjatë Vangjushin”.

Postimi i plotë i Vasilit

Po, po Edi Rama kishte të drejtë për Vangjushin!? (VIDEO)

Pas tërmeteve të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, Durrësi i shkatërruar dhe i martirizuar, sigurisht do ta kujtojë shumë gjatë Vangjushin.

Prandaj është rasti që Edi Rama të bëhet trim dhe ta thotë përsëri këtë që tha për Vangjushin në 30 qershor.

A do ta thotë vallë ?