Vasili: Edi Rama i gatshëm të shesë kufijtë e Kosovës, por jo të bashkëpunoje me të

456
Sigal

Nga Petrit Vasili

Edi Rama i gatshëm të shesë kufijtë e Kosovës, por jo të bashkëpunoje me të!!

Edi Rama për me shumë se 5 vite me radhë ka shitur nëpër ekrane edhe me deklarata kilometrike mbledhjet e përbashkëta të 2 qeverive Shqipëri – Kosovë.

U kam thënë shpesh miqve të mi në Kosovë që të merrnin distancë nga këto hipokrizira të neverishme të Edi Ramës.

Është e njohur botërisht paaftësia proverbiale e Edi Ramës, por është sigurisht ka qenë më pak e njohur ligësia e tij edhe per shkak të tonelatave të hipokrizisë dhe demagogjisë zhurmëmadhe tashmë të njohur.

Për Edi Ramën këto mbledhje kanë qenë vetëm mbushja mediatike e një dite, ca shakehand-e dhe buzëqeshje të fiksuara nga një ushtri fotografësh, dhe të nesërmen e mbledhjeve hiçgjëja tipike alla Ramë.

Edi Rama u shfaq i palodhur, i qartë dhe i vendosur vetëm kur duhej shitur Kosova e kufijtë e saj dhe vetëm për të realizuar këtë ishte i gatshëm të bënte gjithçka.

Ndërsa për të lehtësuar bashkëpunimin ekonomik Edi Rama është shurdh, i lodhur dhe indiferent, bile ca më keq është pengues, refuzues dhe frenues kur është fjala për lehtësimin e tregëtisë me Kosovën dhe për pasojë, duke e shndërruar Shqipërinë pas Serbisë për turpin e tij në partnerin me negativ tregtar të Kosovës.

Kërkesat e Kosovës janë shumë të qarta. Ato nuk nuk marrin zgjidhje prej vitesh. Ndaj edhe me shumë të drejtë Qeveria e Kosovës ka vendosur edhe një limit kohe, Korrikun e 2019 për përmbushjen e tyre dhe më tej do të detyrohet të vendos gjithashtu me shumë të drejtë taksa drastike, por kjo do të ishte një ditë turpi shumë të madhe për Shqipërinë dhe e gjitha kjo për shkak të qeverisjes së Edi Ramës

Ja gjashtë kërkesat dhe do të kuptoni se sa negativisht punon Edi Rama kundër Kosoves në planin ekonomik ashtu siç punoi edhe kundër kufijve të saj.

Së pari: Kërkohet që të hiqet barriera për importet me akcizë për birrën e Kosovës. Birra e Kosovës duhet të paguajë akcizë të njëjtë edhe mbi sasinë 200 hektolitër. Sipas legjislacionit doganor shqiptar, përllogaritja e detyrimit të akcizës në rastin e prodhuesit nën 200,000 hektolitër në vit është 15,12 lekë për litër. Në rastin e prodhuesit mbi 200,000 hektolitër në vit, akciza e birrës është 29,82 lekë për litër.

Së dyti:Qeveria e Shqipërisë duhet të heqë barrierat tregtare të përkohshme ndaj patateve dhe qepëve që vijnë në tregjet e kësaj nga Kosova. Që në vitin 2012, qeveria e zorit Berisha miratoi masa mbrojtëse shtesë, duke rritur tarifat doganore për pataten dhe qepën nga Kosova në kulmin e sezonit të prodhimit vendas. Masat u aplikuan pasi patatet dhe qepët nga Kosova hynin me kosto më të lira dhe konkurronin prodhimet shqiptare.

Së treti:Shqipëria duhet të heqë masat penguese për sasinë e miellit që futet nga Kosova, si për kufizimet në sasi, si për njohjen e certifikatave që e shoqërojnë.

Së katërti:Qeveria e Kosovës ka kërkuar njehsimin e certifikatave fitosanitare për produktet e prodhuara në Kosovë që tentojnë të eksportohen në Shqipëri. Sipas një studimi të qendrës shqiptare të eksporteve, një biznesi nga Kosova i kushton një certifikatë fitosanitare në Shqipëri 15 euro, por për eksportin e disa artikujve ushqimorë njëherësh kostoja rritet shumë. Bizneset e Kosovës kërkojnë që certifikata fitosanitare e Kosovës të njihet edhe në Shqipëri.

Së pesti:Qeveria e Kosovës ka kërkuar heqjen e tarifës së skanimit për bizneset e Kosovës. Burimet nga Oda e Tregtisë së Kosovës thanë se, kjo tarifë e miratuar nga Parlamenti shqiptar duhet t’i shtrijë efektet vetëm brenda territorit shqiptar dhe nuk duhet të penalizojë mallrat tranzit që janë për në Kosovë. Shpesh, një kamion që ka pesë artikuj të ndryshëm duhet të paguajë mbi 100 euro tarifa skanimi. Kjo tarifë bashkë me pagesat e tjera në Rrugën Kombit e kalon vlerën emalit.

Së gjashti:Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Shqipërisë të lehtësojë tarifën e pagesës në Rrugën e Kombit për kamionët nga Kosova me 22.5 euro. Berat Rukiqi nga Oda e Ekonomisë së Kosovës, pohoi se, këto tarifa e kanë pozicionuar Shqipërinë si vendin me vështirësitë më të larta pas Serbisë për të eksportuar.