Vasili: Edhe një herë për KQZ si ricikluese e antiligjit!

546
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për kritikat që koalicioni i vëzhguesve vendorë për zgjedhje ka bërë në adresë të KQZ.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se KQZ është kthyer në një institucion që ka si model antiligjin.

Më poshtë postimi i plotë i Vasilit: 

Edhe një herë për KQZ si ricikluese e antiligjit !!!

Pak ditë më parë KRIIK(Koalicioni për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara) me një deklaratë shumë të qartë ka evidentuar shkeljet flagrante të ligjit.

E ka bërë këtë me fakte dhe me argumentim ligjor shterues.

Kjo deklaratë ishte një tërheqje vëmendjeje shumë e fortë për KQZ dhe raportin e saj me ligjin.

Por KQZ me gjithë këtë deklaratë e konstatime objektive të një organizate joqeveritare si KRIIK po vazhdon me “vendosmëri”në rrugën e shkeljes së ligjit dhe në shërbim të rilindjes.

Disa vendime të saj të paligjshme janë aq te trasha në militantizmin e tyre sa që janë njëherazi edhe tragjike por edhe komike.

Por ajo, që nuk lëviz është se përgjegjësia që bie mbi ata që marrin vendime të tilla është individuale dhe nuk mund të çlirohen prej kësaj përgjegjësie të rëndë me asnjë alibi apo mbulim politik.

Përgjegjësia e shkatërrimit ligjor të zgjedhjeve bie mbi ta.

Për transparencë po ju sjell edhe një herë deklaratën dhe konstatimet e KRIIK dhe kushdo e kupton qartë se ku gjendet KQZ dhe ku gjendet Kodi Zgjedhor.