Vasili: Duhet konsensus, mosdakortësitë t’i zgjidh Komisioni i Venecias

421
Dy draftet, ai i qeverisë dhe i opozitës për dekriminalizimin do të diskutohen në komisionin e posaçëm. Në pikat ku nuk do të bihet dakord do të kërkohet opinioni i Komisionit të Venecias i cili do të jetë i padiskutueshëm për të dyja palët.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një prononcim për median sqaroi vendimin e konferencës së kryetarëve
“Të gjitha nismat që lidhen me procesin do të jenë nën shqyrtimin e komisionit të posacëm. Konsesualiteti mund të arrihet pasi drafet kanë 90 % ngjashmëri. Të arrihet konsensualitet dhe zgjidhje e përbashkët. Në ato pak momente kur do të arrihet mosdakordësi do i referohemi Komisionit të Venecias si vendim pëfundimtar dhe ky do të jetë vendim i detyrueshëm për seicilën palë” tha Vasili.
Sigal