Vasili: Donald Lu, denonco banditët që rrëmbyen banorët e Kukësit

566
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar sot deklaratat e ambasadorit, Donald Lu dje në emisionin “Opinion”. Duke vlerësuar qëndrimin e diplomatit kundër arrestimeve në mesnatë, Vasili thotë se diplomati i SHBA duhet të denoncojë dhe emrat e banditëve që i arrestuan si në kohën e Sigurimit të Shtetit qytetarët.
Deklarata e Petrit Vasilit:
“Z.Lu denoncoi me emra banditet qe arrestuan ne mes te nates dhe prokuroret qe i mbrojne.
Ambasadori Lu thote ne media “policia nuk ka te drejte te kape njerezit, per arrestime masive, ne mes te nates”.
Z.Lu, banditet, qe i kane kryer keto arrestime te egra dhe te turpshme naten, kane emra dhe mbiemra dhe jane neper zyra.
Z.Lu, keta bandite kane rikthyer turperisht arrestimet e Sigurimit te Shtetit.
Z.Lu, Prokurorine e zgjedhur me 69 vota nuk e shqeteson fare as denoncimi yt, ndaj kam thene qe Reforma ne Drejtesi ka vdekur.
Z.Lu, denoncoji me emra banditet qe rrembyen qytetaret e Kukesit ne mes te nates dhe ata prokurore, qe nuk fillojne hetimin mbi ta. Z.Lu kete presin shqiptaret nga ti, ne mundesh…..beje!”.
Sigal