Vasili: Do të hapim 100 mijë vende pune

399
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka prezantuar sot Programin Elektoral për zgjedhjet e 25 qershorit.
Vasili tha se LSI do të hapë 100 mijë vende punë dhe çdo vend pune është i mirëmenduar.
“100 mijë vende punë për të rinjtë dhe është ky një stimul konkret për mijëra të rinj që e presin prej kohësh këtë përgjigje e cila nuk ju ka ardhur deri më sot.
Papunësia e të rinjve është një plagë madhore për vendin tonë. Çdo gjë është e përllogaritur.
Programi orientohet në principin e përdorimit të potencialeve shumë të mëdha të nënpërdorura dhe që kanë mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi, siç janë bujqësia dhe turizmi”.
Sigal