Vasili: Dekreti,që ndau atdhetarët nga horrat pa atdhe!!

454
Sigal

Nga Petrit Vasili

Dekreti,që ndau atdhetarët nga horrat pa atdhe!!

Dekreti i presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve ishte shume i qartë në qëllimin dhe instrumentin kushtetues.

Dekreti garantoi pluralizmin politik dhe ruajti unitetin e popullit nga nje konflikt civil dhe social shkatërrues duke u bazuar mbi kushtetutën, që sanksionon qartë ë prerë këto dy kolona mbajtëse të Republikës tonë.

Sot Shqipëria është më e qetë sepse e ka kuptuar,qe presidenti garanti i këtyre dy kolonave është në krye të detyrës dhe i vendosur ti mbrojë me cdo kusht ato duke mbrojtur në këtë mënyrë atdheun e përbashkët.

Çdo qytetar i normal,përjashtuar horrat,kërkon zgjedhje dhe jo votime.

Çdo qytetar normal kërkon të jetojë në paqe dhe jo në konflikt e përplasje.

Sot ca horra,që duan votime dhe jo zgjedhje si në kohën e partise punës janë lëshuar rrugëve dhe lehin si qentë e rrugës kundër dekretit që mbron pluralizmin.

Sot ca horra duan zjarr e flakë në Shqipëri lehin rrugëve kundra dekretit, që evitoi përplasjen e egër civile.

Sot ca horra,që nuk e hapën gojën kurrë për miliardat që plaçkit Rama e rilindja me koncesione dhe tendera po lehin se tremben ngaqë do tu mungojë tasi i supës së pushtetit.

Sot ca horra qe e shohin Shqipërinë në të gjithë mediat gjigante të botës si Kolumbinë dhe qeverinë më të zezë të Europës heshtin dhe nuk ndihen se kanë hallin e supës së pushtetit.

Dekreti i presidentit mbetet aty si një veprim madhor për atdheun dhe atdhetarët përkundrejt horrave pa atdhe,që lehin me zë te çjerrë.