Vasili: DEA të stacionohet në Shqipëri

612
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi se “kapja e sasisë shokuese të kokainës është provë e kthimit të Shqipërisë në vend shumë të rrezikshëm të trafikut ndërkombëtar të drogave të rënda dhe i krimit të organizuar”. “Roli i partnerëve ndërkombëtarë, i paçmueshëm. Kreu i antimafias italiane e paralajmëroi qartë në Tiranë, jo më larg se dy dirë në parë. Vetëm kryeministri nuk e dëgjoi, si duket ishte i zënë me organizimin e kësaj që i dështoi sot. Në SHBA kemi kërkuar që DEA të stacionohet në Shqipëri. Ripërsërisim sot me forcë që DEA duhet patjetër të stacionohet në Shqipëri, pasi droga dhe krimi i organizuar në Shqipëri është bërë rrezik kombëtar dhe rajonal dhe koha nuk pret më përpara se të jetë shumë vonë”, deklaroi Vasili.
Sigal