Vasili: Bujqësia transformohet vetëm me LSI-në duke hequr tatimin mbi fitimin

631
Nga qyteti i Fierit ku mbajti fjalën në mbyllje të fushatës elektorale, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, kërkoi votën e myzeqarëve për t’i dhënë një shans forcës që ai drejton. “Sot si asnjëherë më parë jemi këtu me bindjen e jashtëzakonshme të fitores dhe kjo bindje vjen nga një plan dhe një drejtim i ri që ne duam t’i japim vendit dhe drejtimit të ri që duam t’i japim qarkut të Fierit. E kam thënë dhe do ta them përsëri, Fieri mund të bëhet me drejtimin e ri kryeqyteti ekonomik i Shqipërisë”, tha Vasili. Për të ndërtuar qytetin ekonomi, Vasili tha se kjo mund të bëhet vetëm përmes planit të LSI-së. “Dhe ky plan i jep përgjigje mijëra e mijëra biznesmenëve të talentuar dhe të shkëlqyer të Fierit, duke i ulur taksat tre herë për ata që bëjnë biznes deri në 20 milionë lekë, duke ua ulur dy herë atyre që bëjnë biznes deri në 100 milionë lekë dhe në 40% atyre që xhiron e kanë mbi 100 milion lekë. Kjo është një ofertë e drejtpërdrejtë që ky biznes i mrekullueshëm të ecë para. Por bujqësia, Myzeqeja janë të pazgjidhshme lidhur me njëra-tjetrën, ndaj bujqësia transformohet me LSI-në, sepse TVSH-ja për mijëra dhe mijëra fermerë është vetëm dhe vetëm 0, tatimi mbi fitimin, djersa dhe gjaku i tyre është 0 dhe nga kjo ditë kjo fushë e madhe pa fund e Myzeqesë kthehet në një begati jo vetëm për myzeqarët, por begati për gjithë vendin. Pasi prodhimi bujqësor do të arrijë në 4 miliardë euro, shifra të mrekullueshme që vetëm dhe vetëm LSI mund t’i realizojë. Gjithashtu, mijëra njerëz të mendjes në Fierin e njerëzve të zgjuar nuk do t’u grabitet më me taksa të tmerrshme paga e tyre”, tha Vasili. “Të gjithë bashkë ne t’i japim përgjigje dhe ky është premtim solemn, për mijëra të rinj që ndodhen në këtë shesh, që mijërat e vendeve të punës, 170 mijë vende pune, 100 mijë prej tyre do të jenë për këta të rinj të mrekullueshëm të talentuar, të zotë, plotë energji, sepse drejtimi i ri kërkon energji të reja, dhe ndaj dhe LSI-ja është forca e të rinjve, ndaj 600 mijë të rinj janë të gatshëm në datën 25 qershor të votojnë 1-shin e mrekullueshëm. Njëshat që votojnë njëshat, njëshi që e çon Shqipërinë si vendin e parë:, tha Vasili.
Sigal