Vasili: Amerikanët të hetojnë nga koha kur CEZ privatizoi OSSH-në e deri më sot

428
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili deklaron se ai dhe forca e tij politike i kërkon prokurorisë shqiptare por edhe prokurorëve të huaj të hetojnë gjithë veprimtarinë e kompanisë çeke “CEZ” që nga viti 2008 kur privatizoi OSSH e deri më sot.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Vasili vazhdoi më tej deklaratën e kryetarit të LSI, Ilir Meta, i cili kërkoi hetim ndërkombëtar për të gjithë atë që tashmë quhet afera e “CEZ”.
Vasili tha për gazetarin Qafoku se vetëm duke bërë një hetim të shtritë plotësisht në kohë mund të zbardhet e plotë gjithë veprimtaria e CEZ dhe gjithçka që ka të bëjë me këtë kompani në Shqipëri.
“Nuk ka përse të fragmentizohet hetimi, por duke bërë një hetim të plotë që nga viti 2008, një hetim të pavarur dhe me prokurorë amerikanë, jam i bindur që do të zbardhet e vërteta për CEZ”, tha Vasili.
Sipas tij është e rëndësishme të hetohet se si u privatizua CEZ, si funksionoi raporti i shtetit me këtë kompani, si janë vendosur çmimet e energjisë dhe të tjera veprimtari si këto.
Kreu i grupit parlamentar të LSI mbështeti sërish kërkesën e Metës që këtë hetim ta bëjnë prokurorë të huaj por sidomos amerikanë që sipas Vasilit janë më të interesuar për të zbardhur të vërtetat e atyre që opozita i quan skandal të CEZ.
Sigal