Vasili: A do të shkojë në burg Rama për 1 miliard euro evazion të lojrave të fatit, apo do çojë ministrin?

531
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në rrjetin social Facebook, me anë të një statusi në lidhje me lojërat e fatit dhe deklaratat e Kryeministrit në lidhje me shpenzimet e shqiptarëve për bastet. Vasili shton se shtetit lojërat e fatit i paguajnë 50 milion euro në vit.

Statusi i plotë:

Rama deklaron se shqiptarët shpenzojnë 700 milionë euro për bastet.
Shifrat e Ministrisë së Financave për xhiron që realizojnë lojërat e fatit janë 5 herë më të ulëta dhe nuk i kanë kaluar kurrë 150 milion euro në vit.
Aktualisht shtetit lojërat e fatit i paguajnë 50 milion euro në vit.

Sipas deklarimit të Kryeministrit me 700 milion në vit për lojërat e fatit këto aktivitete duhet paguan 250 milion euro në vit, pra 200 milion euro më pak në një vit se sa realiteti që deklaron Kryeministri.
200 milion euro më pak në vit bëjnë 1 miliard euro evazion në 5 vjet.

Pra publikisht Kryeministri pohon dhe pranon që 1 miliard euro është evazioni, apo vjedhja gjigante e qeverisë në 5 vjet me lojërat e fatit?
A do të shkojë në burg Kryeministri vetë apo do çojë shokët e tij ministra?
Pa burg nuk shlyhen dot 1 miliard euro.

Prokuroria nëse është e ligjit dhe e shtetit le të fillojë çështjen kryesisht sepse 1 miliard euro duan përgjigje.

Në të kundërt prokuroria ka zgjedhur të vetëvritet nëse do ta kaloje edhe këtë me një falje të Kryeministrit në Facebook, por të mos harrojnë, se këtë borxh sot a nesër një do ta paguajë me burg, ose vetëm ose të gjithë bashkë..