Varianti përfundimtar: Shqipëria me 61 bashki, PDIU në komision

54

TIRANE – Harta e re territoriale e Shqipërisë do të ketë 61 Bashki. Ky është varianti përfundimtar i miratuar nga Komisioni parlamentar i Reformës Administrativo-Territoriale, i cili mbylli veprimtarinë e tij për herë të parë edhe me pjesmarrjen e PDIU-së, partisë së parë opozitare që thyen bojkotin dhe i bashkohet konsensusit për këtë reformë.
Kjo ndarje e re territoriale e Shqiëprisë, i përafrohet variantit të propozuar nga partia e Shpëtim Idrizit, ku ditët e fundit kërkoi ndarjen me 60-70 njësi, ndërsa qeveria ishte mes varianteve nga 39 në 47 njësi vendore.
Ndërsa mori përshëndetjen e Bashkimin Finos, kryetarit të Komisionit të reformës Territoriale,  Idrizi tha se partia e tij vendosi të marrë pjesë në ditën e fundit të komisionit si pjesë e pandarë e opozitës. Ai tha se PDIU ka krijuar hartën me 70 bashki, duke shtuar se shpresonte për një dakordësi mes dy forcave të mëdha politike. “Hartën tonë s’do e bëjmë publike as sot, pasi shpresojmë që të gjendet konsensusi. Ne mendojmë se është e gabuar që mazhoranca ta miratoje pa opozitën këtë reforme”, -tha Idrizi.