Varfëria adresohet me reforma dhe punësim

549
Arben Ahmetaj, ministri i Financave
Opozita ka ardhur e kërkon një debat mbi një standard të cilin e ka kaluar vetë vite më parë. Pyetja fare e thjeshtë do të ishte: Pse ju sot dilni kundër atij standardi që keni kaluar me vendim qeverie para shtatë vitesh? Situata e opozitës është ditë e zezë. Nuk ka kauzë, vjen këtu, e po të dëgjoni kryetarin e opozitës, që është monumenti i paaftësisë dhe korrupsionit, momument i paaftësisë dhe korrupsionit. Është shumë e rëndësishme t’i kthehemi disa shifrave që kanë të bëjnë me ndihmën ekonomike. Është reformë, patjetër. Po pse është reformë? Sepse në finale, kur diskutojmë për të varfrit nuk e mendojmë dhe nuk duhet ta mendojmë ndihmën ekonomike si shpëtimin. Ndihma ekonomike është një moment në jetën e atyre njerëzve në nevojë, është një moment kalimtar. Po mirë, ato 20 mijë familje që nuk ri-aplikuan për ndihmën ekonomike, çfarë ka ndodhur me ato? Ato familje në praktikë kanë një mundësi punësimi ose janë punësuar, dhe hynë familje të reja në skemë, të cilat realisht e meritojnë, në bazë të pikëzimit, i cili është shumë më shumë transparent. Gjithë qaramanëria juaj politike është komplet jashtë kontekstit dhe do të përdorë të varfrit në gjithë betejën e vet politike. Çfarë është ndihma ekonomike? Është instrument që t’i lërë aty pa promovuar? Është lëmoshë, çfarë është? Jo. Ka një përqasje tuajën të gabuar sepse do të ishte ndryshe në qoftë se do të vinit këtu dhe do thoshit: “po, varfëria luftohet me një, dy, tre reforma. Çfarë reformash bëtë? Çfarë reformash bëmë? Prandaj jemi dy botë të ndryshme. A t’ju kujtoj një instrument shkatërrues për njerëzit në nevojë dhe për klasën e mesme, dhe për atë klasë që ka të ardhura të ulëta? Taksën e sheshtë. Pse e harroni taksën e sheshtë? Taksa progresive, sot e pranuar nga të gjithë dhe nga institucionet ndërkombëtare, është ndihmë e drejtpërdrejtë për shtresën që ka të ardhura të ulëta. Pse? Sepse në llogari ka kthyer 120 milionë dollarë mbrapsht në xhepat e tyre. Kjo është reformë. Sistemi është dinamik dhe transparent, sepse njëri nga ju me të drejtë tha duam transparencë. Patjetër, se ajo është logjika, transparencë. Është dinamik, që do të thotë që mund të hysh sot në sistem, del muajin tjetër për shkak se u punësove apo sepse për shkak të pikëzimit, ti ke kaluar në një nivel më të lartë në atë koncept bazë të platformës që është konsumi, e për shkak të një arsye tjetër që të ul në pikëzim, ti mund të hysh sërish. E ka lejuar, nuk është më bllok sistemi, që e paskan bllokuar forcat politike që të fusin kë të duan. E dyta që është shumë e rëndësishme, sistemi vërtet targeton, ashtu siç e thotë dhe Banka Botërore, familjet më në nevojë. A mund të ketë ndjeshmëri të tjera në terrenin lokal? Po patjetër që mund të ketë dhe i është lënë 6 për qind fond bashkisë, që do të thotë se bashkia ka mundësi të menaxhojë ndjeshmëri lokale me këtë fond 6%, siç diku po bëhet, të adresojë pikërisht atë që sistemi nuk e ka kapur në pikëzim. Ky fond ishte 3%, ndërsa sot është bërë 6%. Keni harxhuar për ndihmën ekonomike 3.8 miliardë lekë. Harxhojmë 4.8 miliardë lekë. 10 milionë dollarë më shumë se ju. Nuk është për t’u mburrur. Nuk është as për t’u qarë. Këtu vihet vetëm me propozime për reforma. Atëherë mund ta vendosni një qeveri, po deshët ju, dhe me shpatulla pas murit. Nuk dhatë një propozim. E dini ju që janë 118 milion dollarë mbështetje për shtresat e varfra? Janë 68 milionë dollarë, 6.8 miliardë lekë kompensim për të ardhura minimale, që ju nuk i kishit. 
Sigal