Vangjush Dako: Ja projekti i rikonstruksionit në zonën e Currilave

473
Mbushja artificiale e zonës së plazhit dhe realizimi i një serie të caktuar të strukturave nën nivelin e detit të distancuara nga bregu për ta mbrojtur këtë sipërfaqe nga dallgët, janë dy procese të rëndësishme rreth të cilave zhvillohet projekti. Aktualisht në atë zonë nuk ka sipërfaqe të mjaftueshme për t’u shfrytëzuar si plazh publik, nuk ka hapësirë urbane ku mund të shtrihet një shëtitore përgjatë bregut të detit. Qëllim i rëndësishëm i projektit është vlerësimi i prezencës së jashtëzakonshme të mureve antike romane në zonën e projektit. Kjo prezencë mund të kthehet në vlerë të rrallë për turizmin, për një aspekt të tij që është ende pazhvilluar në Shqipëri siç është ai i zhytjes dhe i arkeologjisë nënujore.
Në detaj projekti parashikon:
• Realizimin e një brezi shkëmbor në distancë nga bregu, përtej mureve romane, e përshtatshme për të garantuar shpërndarje të energjisë së dallgëve. Është zgjedhur një formë e harkuar, me elementë të shkëputur për t’i dhënë përparësi ambjentit.
• Midis këtyre brezave shkëmborë është projektuar një kalim për të lejuar imbarkimet e vogla, varka, që lidhin këtë zonë me bregun.
• Realizimin e një strukture të dytë të zhytur nën ujë, e cila do të bëjë edhe kontrollin e zonës me rërë, por gjithashtu do të mbajë materialin dhe të ruajë muret arkeologjike nga mbulimi.
• Mbushjen artificiale e zonës së bregut, duke siguruar një gjerësi minimale për kryerjen e punimeve, rreth 50m (Faza I)
Pikat e forta mbi të cilat është mbështetur ky projekt:
• Tërheqja e turizmit kombëtar dhe ndërkombëtar. Zhvillimi i një turizmi ende të padëgjuar në Shqipëri, siç është ai i arkeologjisë nënujore.
• Rivlerësimi i hapësirave publike dhe shtimi i tyre.
• Impakt socio-ekonomik të madh nëpërmjet rritjes së turizmit.
Mbushja artificiale e zonës së plazhit dhe realizimi i një serie të caktuar të strukturave nën nivelin e detit të distancuara nga bregu për ta mbrojtur këtë sipërfaqe nga dallgët, janë dy procese të rëndësishme rreth të cilave zhvillohet projekti. Aktualisht në atë zonë nuk ka sipërfaqe të mjaftueshme për t’u shfrytëzuar si plazh publik, nuk ka hapësire urbane ku mund të shtrihet një shëtitore përgjatë bregut të detit. Qëllim i rëndësishëm i projektit është vlerësimi i prezencës së jashtëzakonshme të mureve antike romane në zonën e projektit. Kjo prezencë mund të kthehet në vlerë të rrallë për turizmin, për një aspekt të tij që ështe ende pazhvilluar në Shqipëri siç është ai i zhytjes dhe i arkeologjisë nënujore.
Sigal