Vangjush Dako: Durrësi i historisë së lashtë afron turizëm bashkëkohor

613
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim një delegacion të senatit francez të kryesuar nga senatori Michel Berson që është edhe Kryetari i Grupit të Miqësisë Francë- Shqipëri i Senatit të Francës. Në përbërje të delegacionit francez ishin edhe senatorja Bariza Khiari dhe senatori tjetër Bernard Fournier.

Durrësi, historia dhe turizmi

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako pasi i ka uruar mirëseardhjen senatorëve francezë, ka bërë një ekspoze të hollësishme në lidhje me qytetin e Durrësit dhe historinë e tij të lashtë, stadin aktual të zhvillimit si dhe me punën e Bashkisë në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve të Durrësit në sajë të investimeve. Kryebashkiaku Dako është ndalur edhe në fushën e turizmit duke e njohur delegacionin francez me llojet e turizmit që ofron Durrësi, jo vetëm për plazhin por edhe turizmin arkeologjik, kulturor etj. Temë e bisedës ka qenë edhe zhvillimi ekonomik i Durrësit si një qytet port i rëndësishëm dhe nyje kryesore e transportit në vend.

Senatorët francezë: Shqiptarët mikpritës

Nga ana e tyre senatorët francezë kanë falenderuar kryebashkiakun Dako për pritjen dhe kanë shtuar se janë befasuar nga ngrohtësia dhe mikpritja që kanë gjetur kudo në Shqipëri gjë që tregon se këto janë karakteristika të shqiptarëve në çdo kohë. Po kështu ata kanë shprehur edhe mbresat e tyre pozitive të zhvillimit të shpejtë që ka ndodhur në Shqipëri.

Senatori Berson: Reforma territoriale e suksesshme

Më tej tema kryesore e bisedës ka qenë reforma territoriale që është kryer në Shqipëri. Senatori Michel Berson duke folur në emër të delegacionit deklaroi se kjo reformë territoriale e thellë dhe e shpejtë ka qenë mjaft e suksesshme. Sipas tij kjo reformë do të sjellë një zhvillim edhe më të madh të bashkive të vendit. Kryebashkiaku Dako e ka njohur senatorin francez në mënyrë të hollësishme mbi zbatimin e kësaj reforme. Kryebashkiaku Dako deklaroi se ndarje e re territoriale do të sjellë zhvillimin e bujqësisë e turizmit pra në përgjithësi do të sjellë një zhvillim ekonomik në të gjitha bashkitë e vendit. Po kështu kryebashkiaku Dako i njohu gjerësisht senatorët francezë edhe mbi reformat e mëdha që po kryen qeveria shqiptare që po transformojnë të gjithë vendin.

Senatorja Khiari: Shteti i së drejtës në Shqipëri

Nga ana e saj senatorja e Parisit, Bariza Khiari, është shprehur e lumtur për punën që po bëhet në vendosjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri duke shtuar se tashmë është kryer me sukses reforma territoriale por edhe reformat e tjera. Znj. Khiari deklaroi se reformat dhe vendosja e shtetit të së drejtës në Shqipëri që janë parakushti për hyrjen në BE po shkojnë në drejtimin e duhur. Në fund të takimit kryebashkiaku Dako dhe senatorët francezë kanë shkëmbyer dhuratat e rastit ndërkohë që senatorët kanë zhvilluar vizita edhe në disa site e muze historikë të Durrësit. Michel Berson është një politikan dhe senator i njohur francez dhe kryeson grupin parlamentar të Miqësisë Francë-Shqipëri. Ai është gjithashtu një anëtar i Zyrës Parlamentare për vlerësimin e shkencor dhe teknologjik, dhe në Këshillin e ulët Strategjik përgjegjës për caktimin e rendit të ditës të Kërkimeve te gjera Strategjike. Bernard Fournier është senator i zonës së Loire, ish-president i Unionit të komunave rurale të Loire dhe kryetar nderi i Grupit të Miqësisë Francë- Shqipëri. Bariza Khiari është senatore e Parisit dhe ajo është gjithashtu një fisnike e Urdhrit Kombëtar të Meritës Franceze që nga viti 2001. Në nivel profesional Bariza Khiari ishte, deri në mars të vitit 2004 delegate rajonale për turizëm në Ile-de- France dhe një delegate e departamentit të arsimit kombëtar nga Parisi.
Sigal