Vangjush Dako: Do të ç’bunkerizoj gjithë vijën bregdetare

467
Në një prononcim për “Telegraf” lidhur me problemet e shumta që ka krejt vija bregdetare e institucionit që ai do të drejtojë në mandatin e ri, kryetari Bashkisë Durrësit zoti Vangjush Dako tha se “kemi një plan masash, të cilat nuk do të lejojnë dhe do të ç’bunkerizojnë vijën bregdetare”. Zoti Vangjush Dako u shpreh se “ajo që ka ngjarë me vijën bregdetare të Durrësit, edhe në zonat ku deri para 21 qershorit drejtonin ish-kryetarët e komunave, mbetet skandaloze, duke nisur nga Shkembi Kavajës e deri tek Kepi Rodonit”. Betonizimi vijës bregdetare, ku padyshim zona më të prekura janë Shkembi Kavajës dhe zonat e tjera veriperëndimore, kanë humbur çdo vlerë dhe bukuri, e cila joshte dhe bënte pasionantë pushuesit vendas dhe të huaj. Llogariten të jenë derdhur miliona metër kub beton, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk dihet se me çfarë projekti, dhe mbi bazën e kujt projekti kanë marrë “OK” nga ish-KRRT e Komunave. Kthimi vijës bregdetare të Durrësit në zonë urbane, nuk është justifikuar deri sot nga asnjë ligj i veçantë kushtetues, duke mos identifikuar asnjë përgjegjës apo grup përgjegjësish. 
Dyndja e pushuesve nga Kosova dhe viset shqiptare të Maqedonisë, fillimisht u interpretua me “nisjen e një periudhe të re zhvillimi për turizmin në Shqipëri”, por që shumë shpejt dhe kryesisht zona e Shkembit të Kavajës, Gjirit të Lalëzit, Rrushkullit apo Kepit të Rodonit do të veniteshin dhe vëmëndja do të kthehej nga plazhet e jugut. Dako pikërisht këtë synon, “afrimin dhe krijimin e mundësive reale dhe komode për dyndjen e kosovarëve, maqedonasve dhe malazezëve drejt bregdetit të Durrësit”. Ka vite që zonat dhe vija bregdetare e administruar deri tani nga ish-komunat janë kthyer në zona të banuara, duke humbur rëndësinë e tyre dhe stradegjinë e zhvillimit të turizimit bregdetar. Masakra ka nisur pas 1992 me ritme të çmendura. Ngado shikon pallate, hotele, objekte pa studime urbanistike, pavarsisht se janë arrestuar dhe penalizuar kryetarë komunash. Aktualisht në zonën bregdetare të Durrësit, problematike ka qenë shkulja e pishave, ngritja e pallateve dhe kateve pa leje, pushtimi i çdo hapësire boshe, duke milimetruar me beton gjithçka. Kjo çmenduri ka vazhduar qetësisht edhe pse ministrat deklaronin “masat për turizmin, ambientin, ndjekje penale për shkaktarët”. Gjithçka ka qenë propogandë e cila tentonte të fshehte situatën reale në të cilën po degradonin turizmi bregdetar . Sipas ligjit mbi Urbanistikën në Zonat Bregdetare e vitit 1994, thuhet se atje “nuk lejohen pallate mbi 5 katësh, hotele dhe motele më shumë e 3 katësh, duke ruajtur stilistikën dhe largësinë mes tyre, pa dëmtuar rërën dhe gjelbërimin”.Injorimi ligjeve dhe shkelja e tyre, padyshim është bërë nga persona me mbështetje politike, pasi askush nga qytetarët e thjeshtë nuk mund të sulej mbi pishat dhe zonat bregdetare, duke shkaktuar dëme të pakthyeshme mbi florën dhe faunën. 
Kosovarët dhe maqedonasit pushuesit “besnikë” 
Duket se kosovarët mbeten pushuesit tradicionalë dhe besnikë të bregdetit të Durrësit. Pavarwsisht problemeve sezoni veror 2015, ka mbushur plazhin me pushues, ku nuk mungojnë si çdo vit kosovarët, që kanë vendosur të frekuentojnë plazhin e Durrësit dhe të braktisin Ulqinin, Budvën apo edhe plazhet e tjera rajonale. Ka disa javë që kosovarët kanë nisur pushimet ditore, me autobuzë zbarkojnë në plazhin e Durrësit. Pronarët e vilave dhe të pallateve në plazhin e Durrësit janë njoftuar se këtë sezon do të kenë një numër të madh kosovarësh të orientuar në drejtim të tyre. Prej disa ditësh kosovarët nuk reshtin së ardhuri në plazhin e Durrësit, pavarsisht se ka nisur edhe muaji i Ramazanit. Sipas të dhënave të marra për “Telegraf” nga Policia e Qarkullimit Rrugor, e cila monitoron automjetet që hyjnë e dalin nga Durrësi, rezulton se “gjatë këtyre ditëve në plazh vijnë mesatarisht 10 deri 15 autobuzë me kosovarë dhe maqedonas, që kanë vendosur t’i kalojnë pushimet në plazhin e Durrësit”. Sapo mbërrijnë në plazh, turistët kosovarë dhe ata nga Maqedonia, priten nga vetë pronarët e pallateve dhe të vilave dhe procedura vazhdon me sisteminin e tyre. Për të mbërritur deri në plazhin e Durrësit një kosovari i kushton 20 euro udhëtimi nga Prishtina deri në Durrës, kurse atyre që zgjedhin të gjejnë strehim nëpër pallate dhe vila nga krahu matanë rrugës ju duhet të paguajnë nga 10 euro për çdo natë të kaluar nëpër dhoma të kompeltuara me pajisjet e domosdoshme për një jetë normale. Ndërkohë ata që zgjedhin anën e detit paguajnë15 deri 20 euro natën. Pjesa më e madhe e kësaj kategorie pushuesish gatuajnë vetë nëpër dhomat e tyre dhe vetëm një pjesë e vogël preferon restorantet. Në krahasim me plazhet e tjera të rajonit, plazhi i Durrësit dhe Shkembi të Kavajës, duket se për pushuesit tradicionalë është më ekonomik dhe më i preferuari. 
Sigal