Vangjel Dule:“PS-ja bëri gabimin fatal që denoncoi marrëveshjen detare. Për ne nuk ekziston Çështja Çame”

438
Sigal

Vangjel Dule në “Bugajski Hour” të televizionin “AS”

J.Bugajski: Sa elastikë jeni ju mbi koalicionin, të cilit do i bashkëngjiteni apo e keni ndarë mendjen për t’u bashkuar me koalicionin e drejtuar nga PS-ja apo nga PD-ja?

V.Dule: Ne kemi qenë një zë i fortë opozitar brenda dhe jashtë parlamentit gjatë këtyre katër viteve. Caku ynë i vetëm janë partitë që nuk ndajnë vizionin evropian dhe s’e zbatojnë me përpikmëri sundimin e ligjit, dimensionin njerëzor, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e minoriteteve.

J.Bugajski: Cili është këndvështrimi juaj mbi këto dy çështje: kufiri detar dhe ajo e Çamërisë?

V.Dule: Caktimi i zonave detare, pra i zonave ekskluzive ekonomike, them se ishte një marrëveshje e drejtë midis të dyja vendeve. Por ajo nuk pati një fund pozitiv. Them se, PS-ja bëri gabimin fatal duke keqpërdorur një problem të çështjeve ndërkombëtare në politikën e brendshme. Problemi tjetër është se, ata e nxitën të gjithë retorikën nacionaliste kundër kësaj marrëveshjeje. Unë nuk shoh asnjë problem në atë marrëveshje. Ajo ishte e barabartë dhe e drejtë dhe ishte në favor të të dyja vendeve. Ajo që i duhet Shqipërisë është bashkëpunimi i ngushtë me fqinjët, me Italinë dhe Greqinë, gjithnjë nga pozita të barabarta, në mënyrë që të përfitojë nga burimet natyrore që ka zona në tërësi. S’besoj se Çështja Çame ekziston! Problemi u përmend për herë të parë në vizitën e parë të Kryeministrit grek Konstandinos Micotaqis në janar të vitit 1991. Përgjigja e tij ishte e qartë dhe direkte: Çdo qytetar shqiptar që ndjen se i është bërë padrejtësi nga vendimet e gjykatave greke është i mirëpritur të padisë çështjen në sistemin tonë gjyqësor, dhe mbas kësaj të shkojë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Kjo është e vetmja rrugë! Nëse një qind, një mijë, apo dhjetë mijë qytetarë amerikanë kanë një problem me qeverinë kanadeze, çfarë bëjnë ata? Thjesht shkojnë nëpër gjykata, apo themelojnë parti politike në SHBA në mënyrë që të ndikojnë politikën e jashtme të SHBA-ve kundër Kanadasë? Pra, kjo është një veçanti shqiptare, që në asnjë rast nuk funksionon në favor të Shqipërisë. Kjo është e vetmja rrugë në shoqërinë tonë të civilizuar.

J.Bugajski: S’do ta krahasonit me situatën, le të themi, ndërmjet Sllovenisë dhe Italisë lidhur me popullatën italiane në Gadishullin e Istrias? Apo me popullatën gjermane në Sudete apo Silezi, në Çeki dhe Poloni?

V.Dule: Pra, është e qartë se këto parti thjesht orvaten të krijojnë probleme në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Dhe ne s’duhet të harrojmë se ka dhe një dimension tjetër. Ka politikanë të ndryshëm dhe qarqe të ndryshme që janë në favor të ringjalljes së Otomanizmit, të një lloj Neo-Otomanizmi këtu në vend.

J.Bugajski:Autonomizëm apo Otomanizëm?

V.Dule: Otomanizëm! Neo-Otomanizëm! Dhe falë Zotit, ata janë të paktë dhe me një ndikim tejet të kufizuar!

J.Bugajski: Që shkojnë përtej telenovelave turke?  

V.Dule: S’ka të bëjë vetëm me Turqinë. Është një çështje mentaliteti, filozofie, stili jetese e kështu me radhë. Shqipëria dhe shqiptarët s’kanë nevojë për asgjë tjetër përtej Evropës dhe europianizmit.

J.Bugajski: A është Shqipëria gati për BE-në?

V.Dule: Integrimi europian është tjetërçka nga filozofia dhe konceptimi i përditshëm politik, nga aktivitet politik, aktiviteti social: ai është vetëm një slogan! Ka shumë spekulatorë! Ata spekulojnë. Sidomos dy partitë e mëdha! Evropianizimi i Shqipërisë është shumë konkret. Dhe ai fillon pikërisht nga mënyra se si funksionojnë partitë politike. Mënyra se si ato e trajtojnë shtetin. Mënyra se si e trajtojnë qeverinë. Mënyra se si i trajtojnë institucionet e pavarura në vend. Mënyra se si pozicionohen ndaj ekonomisë, jetës sociale e kulturore të vendit. Ne dëshirojmë të integrohemi në Evropë pa u bërë evropianë. Si mund të ndodhë kjo vallë? Evropianizimi i Shqipërisë nuk nënkupton se ne do të kemi Evropën në Gjermani, Francë, Spanjë apo Greqi, por nënkupton sjelljen e Evropës këtu në vendin tonë. Por fatkeqësisht, tri shtyllave kryesore të integrimit evropian u mungon shumëçka për të qenë vërtet evropiane: sundimi i ligjit, konkurruenshmëria ekonomike dhe koherenca sociale. Ne jemi larg realiteteve europiane.