Vangjel Dule sulmon Ramën

539
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij në parlament, Dule tha se qeveria ka dështuar në misionin e “Rilindjes”. Ai nënvizoi se kryeministri Rama, kur është përballë ndërkombëtarëve, pranon dekriminalizimin e parlamentit, ndërsa në krahun tjetër thekson se kjo është një kauz e pavlerë që na ka marrë kohë.
‘Secili ka përgjegjësine e nismës së vet. Kemi një klasë politike të kriminalizuar dhe një sistem drejtësie të korruptuar koktejli më i rrezikshëm për fatet e një vendi dhe nga ana tjetër kemi sofizma të ligjshmërisë dhe normalitetit nga ana e z kryeministër. Ka shumë gjëra që mos të jemi vetëm me ligjin por me dhe moralin. Qeveria e sotme është një dështim. Nuk hyj dot në arsyet pse bojkotoi sot opozita por a nuk është ky parlament në proces dekriminalizimi pse tek ndërkombëtarët pranoni fenomene të tilla dhe këtu thoni që për një muaj jemi marrë me kauza koti. Nuk i shmangeni dot këtyre përgjegjësive. Po ka elementë të kriminalizuar dhe ju me firmën tuaj na i keni futur në parlament. Pranoni se keni dështuar si qeveri, kryeministrit i ka rënë kauza por dridhet se nuk mbajti dot premtimet”.
Sigal