Vangjel Dule i kërkon Presidentit të shpërndajë Parlamentin: Kuvendi ka rënë, të shpërndahet

104

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një postim të lënë në Twitter, ka reaguar për situatën politike në vend.

Dule shkruan se mos plotësimi i numrit prej 140 deputetësh ka rrëzuar Kuvendin, ndërsa shton duke thënë se në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, Presidentit që ta shpërndajë Kuvendin.

“Pavarësisht farsës së zëvëndësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij”, ka shkruar Dule.

Në sallën e Kuvednit, sot janë plotësuar 122 emra deputetësh, nga 140.