Valentina Leskaj letër Metës: Mandati im të shkojë në kushtetuese

498
Deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Ilir Meta, lidhur me mandatin e saj. Në letrën e saj Leskaj i kërkon Kuvendit të dërgojë në kushtetuese mandatin e saj të deputetes. Letra e Valentina Leskaj lidhet me një nga kushtet e opozitës për të vijuar negociatat për reformën në drejtësi dhe për pjesëmarrje në komisione. Opozita e ka akuzuar deputeten socialiste se djali i saj ka përfituar fonde nga shteti për hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë.
Sigal