Vaksinimi i gjedhëve, Përparim Spahiu ironizon Braçen: Të mendohet një kontratë koncesionare

421
Sigal

Deputeti
i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar pas deklaratave të deputetit socialist
Erion Braçe gjatë mbledhjes së grupit të PS. Braçe ngriti si shqetësim se
vaksinat për dermatozën nodulare po iu jepen vetëm fermerëve që janë me LSI.
Nga ana tjetër deputeti Spahiu i është përgjigjur me ironi Braçes, duke i
ofruar një opsion për vaksinat, kontratë koncesionare.

“Un them që për pjesën e mbetur pa
vaksinuar, të mendohet një kontratë koncesionare”, ka shkruar Spahiu në
Twitter.

Në mbështetje të deputetit Braçe
është shprehur edhe deputeti tjetër i qarkut të Fierit, Arben Çuko, i cili ka
sjellë shembullin e disa fshatrave në zonën e tij.